Fatbardh Kadilli njeh humbjen në Zgjedhje: Unë nuk jam Luli, pranoj rezultatin dhe vendimin e demokratëve…

0
68
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Fatbardh Kadilli, ishte një nga kandidatët në garë për kreun e ri të PD, njeh humbjen, shkruan newsbomb.al. Në një deklaratë për mediat në këto momente, ai u shpreh se pranon vendimin e demokratëve që morën pjesë në Zgjedhje.

“Jam krenar që ndeza shkëndijën e parë të garës. Kjo ishte një sfidë. Kjo sfidë tregoi që opozita nuk ëhstë ekskluzivitet i askujt”, tha Kadilli.

Sipas tij, kryetari aktual Lulzim Basha, përdori të gjitha burimet në disfavor të kandidatëve të tjerë.

“Nuk jam këtu për të përligjur rezultatin tim, as për fitoren e Lulit. Pabarazi burimesh njerëzore. Kryetari përdori deputetët dhe kryetarët e degëve. Nuk zbatuan standardet e Kryesisë për të ndërhyrë në proces.

U zvogëlua anëtarësia nga 100 mijë anëtarë, në 70 mijë. Të gjitha këto nuk na bëjnë nderë. Na tregojnë në sytë e shqiptarëve pazotësi për të marrë përgjegjësi. Para shqiptarëve treguam garë por jo zgjedhje. Megjithatë, unë nuk jam Luli. Unë e pranoj këtë rezultat dhe vendimin e demokratëve.

Unë nuk iki. Unë nuk dorëzohem. Nuk krijoj Parti të re. Do shpalos para anëtarësisë manifestin tim, projekt të ri. Vetëm kështu politika bëhet frymëzim për qytetarët”, u shpreh Kadilli.

Zjarr Tv Ad