Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli, ka përsëritur edhe njëherë se ish-kryeministri Sali Berisha duhet të tërhiqet nga PD, pasi është pengesë për partinë.
Ai tha në Abc se nuk mund të prezantohet për 30 vite e njëjta figurë politike, teksa shtoi se ka rezerva të forta për shumë nga dështimet e tij.
“Kam rezerva të forta për shumë nga dështimet.
Rikthimi i tij është pengesë për PD. Nuk mund të prezantosh sërish të njëjtën figurë politike për 30 vjet me radhë.
Ka raste në botë, është Le Pen, ka kandiduar i ati, pastaj e bija, po ata s’kanë qenë kurrë në pushtet. Një njeri që e ka materializuara projektin e tij politik i ka pasur shanset.
Nuk është kjo parti për shanset e zotit Berisha. Ia heqin shqiptarët shanset. Bashkë me të na heqin shqiptarët të gjithë ne të tjerët.
Prandaj jam për moskthim dhe rigjenerim të elitës. Rigjenerim nuk është çështje moshe. Unë e di që shqiptarët nuk votojnë për të tretën dhe katërtën herë se nuk është se s’po i zë gjumi për të parë edhe njëherë ministra dhe ish-ministra”, tha Kadilli.