Fatmir Mediu: Kërkojmë respekt dhe vlerësim të njerëzve të Partisë Republikane…

0
180
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu republikan Fatmir Mediu, shpalli emrat e kandidatëve për deputetë në Tiranë, e parë kjo si një formë rebelimi ndaj kreut të PD-së Basha, në hezitimin e këtij të fundit për koalicione.

E ka ushqyer këtë dhe një lloj tentative e dukshme e Mediut, për të imponuar lidership në opozitë në thatësirën ideologjike të kësaj të fundit.

“E vetmja mënyrë për të ndërtuar një koalicion vlerash, elektorale dhe politike, është kur respekton dhe vlerëson peshën e çdo partie politike, dhe në mënyrë të padiskutueshme, kur arrin dhe gjykon së bashku, kush janë kandidatët që përfaqësojnë këto vlera, për t`a çuar jo thjesht opozitën përpara, por shoqërinë përpara…,”, ka thënë Mediu në një aktivitet partiak, ku shpalli kandidatët e Tiranës.

“Po kërkojmë reciprocitet, respekt, vlerësim të njerëzve të Partisë Republikane, të historisë së Partisë Republikane, të peshës së Partisë Republikane dhe njëkohësisht të ideve të Partisë Republikane, sepse besojmë tek këto ide dhe këto vlera”, kështu është shprehur Mediu.

Zjarr Tv Ad