Fatos Lubonja i ashpër me Bashën pas përjashtimit të Berishës: Me këtë veprim, i ranë brekët fare…

0
55
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Fatos Lubonja ka qenë mjaft i ashpër me Lulzim Bashën, duke komentuar mënyrën se si ai e largoi nga PD, Sali Berishën. Dhe për këtë në analizën e tij ai ka rreshtuar së paku tre arsye.

Së pari Basha me këtë veprim dëshmoi se nuk ka qenë i aftë ta reformojë partinë e tij, duke e ndarë me të shkuarën dhe sistemin korruptiv të oligarkëve. Ai u nda nga Berisha me detyrim dhe jo me vullnetin e tij të lirë. Nëse Berisha duhej larguar ai duhej të largohej që në 97-tën apo në 2013-tën, kur dështoi të ndërtonte një shtet demokratik dhe të pastër, tha Lubonja. Por largimi me këtë mënyra kulisash, nuk ka asnjë mesazh për publikun.

Së dyti Basha e dëmtoi PD-në, sepse nëse skena politike shqiptare është e përbërë nga tre banda që ekuilibrojnë njëra-tjetrën, ai njërën nga palët e la pa kapobandë.

Dhe së treti se ai nuk dëshmoi lidership, po thjeshtë ndryshoi padron nga Berisha, u bë vasal i diplomatëve.

“Me këtë veprim Bashës i ranë brekët fare” komentoi Lubonja për News 24 duke thënë se dita e djeshme përbën një fuqizim të Ramës dhe vazhdimin e dobsimit të opozitës.

”Ky është vendim dobësie, që e dobëson. Nëse mund të përdor një shprehje për sistemin që ka ndërtuar Rama, pra që vetëm betonizon, ky është një aksioner, ka qenë aksioner i trustit të betonit, edhe PD-ja. Gjithnjë më shumë po e kap Rama. Dhe ky ka shitur disa aksione atje për të marrë një pjesë të vogël. Ka forcuar fuqinë e aksioneve e grupimeve të veta.”- tha Lubonja.

Zjarr Tv Ad