Fatos Lubonja rrëfen kush e kërkoi largimin e Gramoz Ruçit

0
615
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Analisti Fatos Lubonja ka komentuar dorëheqjen e papritur të Gramoz Ruçit nga politika, vendim që e bëri publik në mbledhjen e Kongresit të PS.

Lubonja tha se largimi i Ruçit është kërkuar nga Edi Rama, për interesat e këtij të fundit, duke shtuar se kryeministrit i interesonte të çlirohej nga figura e Ruçit, që sipas tij, ja kujtojnë si pjesë të së shkuarës.

“Largimi i Ruçit, lidhet me interesat e Edi Ramës. Sa ka peshë në PS Gramoz Ruçi si përfaqësues i atyre ish-komunistëve, enveristëve, dhe sa kanë marrë peshë më shumë krimi i organizuar, interesat, biznesmenët e rinj, që nuk kanë shumë lidhje me të kaluarën, për këtë ndoshta nuk i intereson më Edi Ramës. Ndoshta i intereson për t’u çliruar nga figura e Gramoz Ruçit, që ja kujtojnë si pjesë e së shkuarës, mbeturinës. Unë gjykoj që ja kanë sugjeruar të tjerët, dhe ky është Edi Rama.”-tha Lubonja

Zjarr Tv Ad