Fatos Nano President? Flet Bamir Topi: Votimi nga populli garanci absolute…

0
50
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mbrëmjen e djeshme, ish-Presidenti Bamir Topi, ishte i ftuar përballë gazetarit Endri Xhafo, në emisionin “Log” në ABC, ku u shpreh se kështu si ka ardhur Kushtetuta, zgjedhja e kreut të shtetit është produkt i mazhorancave.

Gazetari e pyeti Topin nëse mund të jetë Fatos Nano President, duke qenë se e ka artikuluar në të shkuarën këtë ambicie dhe kohët e fundit ka dalë në krah të Edi Ramës?

Po më bën një pyetje që nuk ka fare lidhje me bazën e informacioneve që kam unë. Fare. Kur them që është produkt i mazhorancave politike që do të krijohen, mund të krijohet një mazhorancë në krahun tjetër dhe mund të jetë produkt i tyre.

Por në çdo lloj rrethane është produkt i mazhorancave dhe jo i një marrëveshje që kërkonin presidentët kur zgjidheshin me ¾. Votimi nga populli është ai që i jep garanci absolute dhe autoritet një institucioni” kështu u shpreh Topi.

 

Zjarr Tv Ad