Analisti Fatos Lubonja ka dhënë opinionin e tij në lidhje me turistët italianë që ikën nga një restorant në Berat pa paguar faturën, lajm që bëri bujë të madhe edhe në shtetin fqinj. Faturë u pagua më pas nga ambasada italiane në Tiranë, me urdhër nga kryeministrja e Italisë, Meloni. Vendim i cili u kritikua nga figura politike në Itali dhe të cilën analisti Lubonja e konsideron një gafë politike.
”Ngjarja më pak e rëndësishme është ngjarja e Beratit, por që bëri zhurmë. Tregon mendësinë populiste të zonjës Meloni, ajo i përket një partie të së djathtës, por që është me një frymë më nacionaliste se të tjerët. Dhe lideri bën një gafë dhe identifikohet me popullin e tij, pra identifikohet sikur po fyhet Italia.
Ka shije shumë të vjetër dhe partia e saj ka një shije të Musolinit. Thjesht identifikimi me atdheun me popullin është antidemokratik, pasi çdo parti përfaqëson një pjesë dhe jo të gjithë popullin pra është një gafë politike. Më pas ajo është ndjerë e detyruar nga opinioni italian duke thënë se e ka paguar vetë”, ka thënë ndër të tjera Lubonja.