Endri Shabani: Gjetja e naftës në Shpirag, lajm i tmerrshëm për Shqipërinë. Do përfundojmë si Zimbabve

0
876
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Për drejtuesin e Nisma Thurrje, Endri Shabani, gjetja e naftës në Shpirag, siç pretendon kryeministri Edi Rama, është një lajm shumë i keq.

Ai thotë se do të përfundojmë si Zimbabve.

“Ka një ekzaltim për zbulimin e naftës në Shpirag, me argumentin se nxjerrja e naftës do pasurojë Shqipërinë. Gjasat janë që nxjerrja e naftës të pasurojë vetëm Ramën dhe ortakët e tij në biznes, duke e rritur edhe më shumë pabarazinë në këtë vend. Nëse burimet natyrore do pasuronin shoqërinë Venezuela, Nigeria, Zimbabve dhe RD e Kongos do ishin vendet më të zhvilluara në Botë.

Por ka ndodhur krejt e kundërta: një grup horrash kanë vendosur kontroll mbi burimet natyrore dhe duke patur pasuri pafund kanë arritur të çimentojnë regjimet më diktatoriale në botë. Prandaj, e parë nga ky këndvështrim, zbulimi i vendburimit të naftës në Shpirag është lajm i keq për këdo që ka shpresa për demokraci në Shqipëri.

Sepse sa më shumë naftë të ketë aty aq më gjatë do qëndrojë Rama në pushtet. Në vitet ‘90 Presidenti i Guinesë njoftoi lajmin e gëzuar se kishin zbuluar rezerva të mëdha nafte. Sot e kësaj dite ai vazhdon të jetë në pushtet, si një nga diktatorët më jetëgjatë në botë, ndërsa populli i tij vazhdon të jetojë në varfëri ekstreme.

Prandaj përpara se të nxjerrim naftën nga toka, na duhet të nxjerrim nga zyra politikanët që kanë tendenca diktatoriale, dhe të vendosim një sistem demokratik të administrimit të pasurisë publike”, shkruan ai.

Zjarr Tv Ad