Arrestime te Opozita?/ Deklarata “bombë” e ish-deputetit: Janë hapur disa letra, u gjetën para dhe prona…

0
713
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

I ftuar në “Zona Zero”, ish deputeti Myslim Murrizi, ka folur në lidhje me operacionet e SPAK, dhe arrestimet e bujshme të muajve të fundit.

Ai tha se arrestime priten dhe nga krahu tjetër politik, dhe se janë hapur disa dokumente ku janë gjetur prona dhe para jashtë vendit.

“Deri në fund të vitit do të ketë njerëz që media apo politika, shqiptarët nuk i mendojnë kurrë, se i shohin si të “fortë”. Dalin na japin lajmet ditë për ditë. Dalin sa në një studio në një tjetër. Kam të dhëna që në 20 vjet, janë vjedh 25 miliardë euro, dhe u kputën në haram, se asnjë nuk e gëzon. Do e vjellin si qeni! Nuk desha të bëj emra të përveçëm, po them që arrestime do ketë nga krahu tjetër. Janë hap disa letra, janë gjet disa para jashtë. Disa prona në emra të disa “fakirëve”, tha Murrizi.

Zjarr Tv Ad