“Fatura të kripura nga tetori”, Xhaferaj: Qeveria dështoi me energjinë elektrike, nuk mjafton vetëm “fikja e dritave”

0
58
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i PD-së, Ferdinand Xhaferaj ka reaguar në lidhje me planin e qeverisë për ndryshimin e çmimit të energjisë elektrike për ata që harxhojnë mbi 700 kilovat në muaj.

Përmes një statusi në rrjetin sociale Facebook, duke iu referuar një investigimi të INA Media, Xhaferaj shkruan se faturat e energjisë elektrike gjatë vjeshtës do të katërfishohen për një numër të madh abonentësh familjarë.

Postimi i tij:

Ndryshimi i çmimeve në tetor do të varfërojë edhe më xhepat e Shqiptarëve, pasi energjia do të shtrenjtohet për 4 herë më shumë konsumatorë nga c’raporton qeveria! Ndërkaq problematikat e sektorit mbeten qëllimisht pa zgjidhje, për të thjeshtuar abuzimin. Sic theksojnë ekspertët, përpos humbjeve teknike në rrjet, humbjet jo teknike, pra shqip vjedhjet, përbëjnë diku 1/3 e humbjeve totale duke bërë që importet për të cilat paguajmë të gjithë më shumë të shërbejnë pjesërisht edhe për të furnizuar hajdutët e energjisë.

Pra, teksa merren masa për të shtrenjtuar faturat e mbi 200 000 konsumatorëve, nuk merret asnjë masë për të ndaluar vjedhjet në rrjet të cilat na faturohen ne. Për më tepër, edhe investimet që janë bërë kanë qënë abuzive me “tarifa dy-trefish më të larta për investimet që bëhen për një 1 km linjë apo transformator krahasuar me tregjet e huaja”, shkruan Xhaferaj duke ironizuar edhe Ballukun: “Qartazi, kriza e krijuar kryesisht nga keqmenaxhimi, korrupsioni dhe mungesa e planifikimit strategjik, do tu kushtojë vetëm qytetarëve dhe jo përgjegjësve. Tek e fundit, ne mjafton të fikim dritat”.

Zjarr Tv Ad