“Favorizon mafien e ilaçeve”/ Manastirliu: Shpifje ‘të skaduara’

0
56
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka reaguar ndaj deputetit të PD, Bardh Spahia, i cili lëshoi akuza në drejtim të saj për ilaçet e skaduara.

Në reagimin e saj ministrja shprehet se “Kam një përgjigje për ata që rihapën thesin e shpifjeve “të skaduara”.

Një nga punët e bëra në katër vitet që drejtova Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ishte që i dhamë fund praktikës së blerjes së barnave në prag skadence, e bashkë me të, edhe pazarit që bëhej në kurriz të jetës së qytetarëve.Për herë të parë nga 2014, vendosëm që në çdo kontratë blerje barnash në QSUT, të përfshihej një klauzolë e posaçme: “Në rast mospërdorimi për arsye objektive të medikamenteve, duke sjellë si pasojë afrimin e skadencës, shoqëria furnitore, duhet të marrë masa për tërheqjen e medikamenteve dhe zëvendësimin e tyre me të njëjtin artikull, me afat më të gjatë skadence”. Ky është fakt!

Siguroj qytetarët dhe pacientët se në Farmacinë e QSUT, nuk ka ilaçe të skaduara, pasi çdo medikament merret në dorëzim nga një grup verifikimi, hyn në farmaci sipas një sistemi të dixhitalizuar dhe dorëzohet në shërbime, i kontrolluar nga ekipet përgjegjëse. Sa i përket barnave të skaduara të akumuluara prej viteve 2009 e në vijim, në magazinat e QSUT, është hapur procedura e asgjesimit të tyre nga insitucioni përgjegjës, bazuar në legjislacionin në fuqi.

Zjarr Tv Ad