“Federatë e Opozitës”, Mediu: Drejtimi i grupit nga Bardhi mund të funksionojë

0
36
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Partitë aleate të Partisë Demokratike kërkuan këtë të premte një strategji të re për koalicionin opozitar, duke propozuar institucionalizimin e Federatës së Opozitës, ku përmes kësaj federate do të krijohet një strategji e koalicionit opozitar.

Lidhur me këtë nismë, Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu në studion e lajmeve në “Ora News” u shpreh se kjo mund të arrihet edhe me krijimin e senatit të opozitës, me figura të rëndësishme qeverisëse të historisë opozitare dhe të shquara të artit nga jashtë, të cilat të bëhen pjesë e mendimit dhe këshillimit të mendimit politik.

Mediu deklaroi se deri më tani, drejtimi grupit të deputetëve rtë PD dhe jo vetëm, nga ana e Gazment Bardhit ka funksionuar, dhe sipas tij, jo vetëm Bardhi, por ka dhe të tjerë që mund të jenë shumë mirë drejtues.

“Qëllimet e kësaj federate janë të qarta, që kanë të bëjnë me prespektivën tonë evropiane, me përgjergjësinë tonë si vend anëtar i NATO-s, dhe me kthimin e një demokracie funksionale, rikthimin në normalitet të parlamentarizmit, shmangien e një autokracie në vend, e të gjitha këto. Ideja e federatës është ideja e përfshirjes të atyre partive politike të cilat nuk shkojnë tek ideja se kush lideri i federatës, por se kush janë idetë kryesore dhe racionale që duhet të ketë një opozitë.

Kam një fenomen shumë pozitiv këto kohë, drejtimi i grupit të deputetëve nga Gazment Bardhi ka treguar që gjithsecili faktor, deputet, parti politike opozitare që i janë bashkuar këtij grupi ka funksionuar. Dhe unë jam i bindur që brenda grupit parlamentar jo vetëm Gazment Bardhi, ka deputetë që mund ta realizojnë drejtimin shumë mirë veprimtarinë e kësaj federate. Peshën politike të gjithsecilit prej anëtarëve të federatës nuk e përcakton se kush është në krye të saj, por fjala, mendimi dhe mbështetja elektorale që ai ka.

Dhe kjo për të mos ecur siç kemi ecur prej kohësh, ku nga viti 2013 deri në 2021 çdo gjë vendosej nga nj individ dhe janë bërë në mënyrë formale takime. Dhe kemi vendosur deri në mënyrë absurde, deri në çmenduri opozitare që nga: reforma administrative, reforma në drejtësi, dalja nga parlamenti, mos futja në zgjedhjet lokale, pamundësia për t’u ndeshur për ndryshime kushtetuese dhe fitimin e zgjedhjeve në tavolinë nga Edi Rama, pra ka probleme që shkojnë qartësisht duke i thurrur lavde një individi pa e kuptuar më parë se kush ishte ndjesia e qytetarëve shqiptarë. Dhe bëmë gabim me veten, gabim me lidershipin e Partisë Demokratike, por edhe ndaj qytetarëve shqiptarë”, u shpreh ndër të tjera kreu i republikanëve, Fatmir Mediu.

Zjarr Tv Ad