Partia e Lirisë ka akuzuar sot kryeministrin Edi Rama si përgjegjësin kryesor për varfërimin e fermerëve dhe largimin e të rinjve.
Pas takimit të kryeministrit Edi Rama me fermerët në Korçë, Sekretari i Përgjithshëm i PL Tedi Blushi tha se Rama u tall me fermerët, të cilët hedhin prodhimet në kanal.
Ai publikoi prononcimet e fermerëve korçarë në News24, të cilët deklaruan se po falimentojnë dhe do presin drurët frutorë pasi nuk mund të mbulojnë kostot.
“10 vite në pushtet Rama nuk mbajti premtimet për bujqësinë dhe fermerët. Rama është përgjegjësi kryesor pse sot prodhimet kalben në fushë, pse fermerët janë më të varfër dhe pse të rinjtë largohen nga fshati. Rama dhe sot u tall nga Korça, kur pati 10 vite kohë për të ndryshuar këtë realitet të dhimbshëm. Fermerët hedhin prodhimet në kanal, kurse Rama iu kërkon të jenë të lumtur. Shteti ka rënë”, tha Blushi.