Ferrari “skuq” Singaporin, Vettel thyen mallkimin pas … 14 garash

0
13
SPA-FRANCORCHAMPS, BELGIUM - AUGUST 31: Charles Leclerc, Ferrari SF90, leads Sebastian Vettel, Ferrari SF90 during the Belgian GP at Spa-Francorchamps on August 31, 2019 in Spa-Francorchamps, Belgium. (Photo by Simon Galloway / Sutton Images)
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pritjes së Sebastian Vettel për të fituar një çmim të madh në këtë edicion të Formula 1 i ka ardhur fundi.

Gjermani i Ferrarit ka “prishur” mallkimin dhe në garën e 14-të kalendarike ka arritur të bëj një performancë fantastike. Ish-kampioni i Botës ka triumfuar në “Marina Bay” të Singaporit, duke vijuar traditën e fitoreve të kokëkuqes në 3 garat e fundit.

Edhe pse u nis nga vendi i tretë, Vettel arriti të bëj diferencën në pistë, teksa la pas krahëve shokun e tij të skuadrës, Carles Leclerc. Vetëm vendi i katërt për kryesuesin e garës për pilotë, Lewis Hamilton, teksa podi u kompletua nga makina Reb Bull e Marc Verstappen.

Vendi i 5-të për Valteri Bottas, teksa në “top 10” u renditen me radhë, Albon, Norris, Gasly, Hulkenberg dhe Giovinnazzi. Pas 14 garash, Hamilton udhëheq klasifikimin për pilotë me 284 pikë, ndjekur nga shoku i skuadrës, Bottas me 63 pikë më pak.

Vendi i tretë për Verstappen me 185 pikë, 182 pikë numëron Leclerc dhe Vettel mbyll “Top 5” me 169 pikë. Në garën për konstruktor, Mercedes udhëheq me 505 pikë, ndjekur nga Ferrari me 351.

Zjarr Tv Ad