Festa e beqarisë kthehet në tragjedi, humb jetën një person

0
115
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një festë beqarie është kthyer në tragjedi. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Itali, teksa një person ka mbetur i vrarë dhe 7 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Mediat vendase shkruajnë se të rinjtë po festonin ditën e fundit të beqarisë të shokut të tyre në Villorba të Trevisos, kur kanë nisur konfliktin me persona të tjerë për shkak të zhurmave.

Në orët e vona të mbrëmjes një grup prej rreth pesëmbëdhjetë të rinjsh me origjinë moldave po ktheheshin nga festa e beqarisë e njërit prej tyre, Giovanni 24 vjeç, por zhurmat e shkaktuara prej tyre, të cilët ishin nën efektin e alkoolit sollën edhe reagimin e shqiptarit dhe shokut të tij rumun.

Pasi debatuan fillimisht, sherri agravoi në përdorimin e thikave.  Për pasojë humbi jetën 21 vjeçari Igor Ojovanu dhe u plagosën 7 shokë të tij, mes tyre edhe dhëndri.

Shqiptari dhe rumuni u arratisën më një makinë në drejtim të paditur, por u arrestuar më pas nga karabinierët pasi shkuan në spital për të mjekuar plagët e marra.

Zjarr Tv Ad