“Festat ndahen me njerëzit”- Presidenti Begaj dhe ministri Balla vizitë në shtëpinë e të moshuarve në Fier

0
22
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj dhe Ministri i Brendshëm, Tualant Balla kanë shkuar për vizitë në Shtëpinë e të Moshuarve në Fier, ku kanë uruar festat e fundvitit dhe drekuan së bashku me ta.

Ministri Balla falenderoi presidentin Begaj që zgjodhi pikërisht shtëpinë e të moshuarve në Fier për një traditë të bukur që ai ka nisur që kur ka ardhur në detyrë dhe që është shprehja kuptimplotë e një roli të ri dhe të mirëpritur të presidentit.

Ai shtoi se presidenti i ka bërë bashkë mazhorancë, opozitë dhe pushtet vendor, duke theksuar se ky është roli i presidenti, t’i bëjë bashkë të gjithë.

“Tryeza që na mblodhi Presidenti sot, na ka bërë bashkë, mazhorancë, opozitë, pushtet vendor dhe në fakt ky është roli i Presidentit, që edhe pse kemi ndasi ky institucion na bën bashkë”, pohoi ministri Balla.

Presidenti në fjalën e tij tha se festat ndahen me njerëzit, duke qenë bashkë shprehen dëshirat për një vit të ri sa më të mirë dhe të begatë.

Kujtojmë se pak kohë më parë, në shtëpinë e të moshuarve në Fier për shkak të një defekti elektrik një pjesë e shtëpisë u përfshi nbga flakët, por për fat të mirë, falë edhe ndërhyrjes së shpejtë, nuk pati viktima.

Zjarr Tv Ad