Festimet për 28-29 Nëntorin, Lubonja: Dita e hipokrizisë, politikanët e identifikojnë veten si Skënderbeu. Mesazhi që duhet të përcjellë protesta e 6 dhjetorit!

0
86
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Analisti Fatos Lubonja i cilësoi festimet në kuadër të festës së Pavarësisë dhe të Çlirimit të Shqipërisë, ditë të hipokrizisë.

I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në ‘News24’ përballë gazetares Ina Qirjo, Lubonja tha se politikanët në këto data të shënuara mundohen që të identifikojnë veten si Skënderbeu.

“E quaj këtë ditë si ditë të hipokrizisë. Bëjmë sikur flasin për atdheun, e duam atë, sikur në këtë ditë ne tregojmë gjithë dashurinë tonë, ndërkohë që 356 ditë të tjera e shkatërrojmë atdheun. Sot është dita kur dalin ata që na përfaqësojnë, që dalin dhe identifikohen me atdheun. Enver Hoxha qante kur dëgjonte atë; Për ty atdhe.

E identifikonte veten si Atdheu ai. Dhe këta e identifikojnë veten si Skënderbeu. Gjersa ikin njerëzit nga atdheu, atëherë për çfarë bëhet fjalë. Është një hipokrizi e madhe që shkojnë atje. Shumë të tjerë thonë; jam pushim, dhe do dalim në restorant që të relaksohemi. Sjellin dhe Dua Lipën që të kërcejnë njerëzit. Koncerte bënte dhe Enveri.

Pare me cikun do populli. Këta japin dhe cirk herë pas here. Ne që vijmë këtu dhe që kemi detyrë që ta shohim pak më ftohtë, them se Atdheu, atje ku jam mirë, atje është atdheu. Nga një herë më vjen të them më mirë mos të lindte Shqipëria fare se sa të udhëheqje nga vetja. Në kohën e Enverit i këndohej atdheut, një burg i madh. Tani në këto 30 vite është vazhdimësi e asaj fryme. Ka ndryshim, por varet se çfarë ndryshimi.

Disa thonë; Porti i Durrësit është diçka e mirë, apo inceneratorët (qesh), por e kam të vështirë që të gjejë diçka të mirë. Nga një izolim i tmerrshëm, është kthyer në një udhëkryq kalimtarësh, si Fushë-Kruja, si udhëkalim. Kështu duan ta kthejnë këta kur thonë; do sjellim bangladeshas.”, Lubonja.

Zjarr Tv Ad