Festuan të ndarë 32 vjetorin e PD, Dashnor Sula: Më vinte turp! Nuk mora pjesë në asnjë mbledhje

0
80
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka komentuar festimet e ndara me rastin e 32 vjetorit të themelimit të PD ditën e djeshme, duke thënë se i vinte turp për këtë ndarje dhe për këtë arsye nuk ka marrë pjesë në asnjë nga eventet.

Ai është shprehur në një intervistë në “Euronews Albania” se do të mbajë qëndrimin e tij pas vendimit të gjykatës, ku shtoi se nuk është për ndarjen, por për bashkimin e Partisë Demokratike.

“Unë nuk kam marrë pjesë dje, në asnjë event, as në njërën dhe as në tjetrën. Më vjen turp, thjesht më vjen turp. Unë ua kam thënë edhe kolegëve të mi, pavarësisht që jam te Grupi Parlamentar dhe pres, një pjesë më thonë pse pret kur janë shumica. Unë jam institucional, vij nga një prfoesion i ish-prokurorit që e njoh ligjin dhe e kam të shenjtë”, është shprehur Sula.

Zjarr Tv Ad