Blendi Fevziu ka folur për partitë e reja që janë krijuar dhe do të garojnë në zgjedhjet parlamentare të viti 2025.
I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Fevziu tha se ky është një moment i mire për partitë e reja dhe do të varet nga ata se sa vota do të mund të sigurojnë.
Pjesë nga biseda:
Blendi Fevziu: Arlind Qori e kam thënë, më duket bindës në argumentat që ka edhe pse jam kundër argumentave të tij sepse i shoh shumë të majta. Kam bindjen se majtizmi i krijoi një problem të madh edhe Europës aktuale. Ndërkohë që gjithsesi kam respekt për Arlind Qorin dhe mënyrën si ai flet. Është nga të paktët që jeton ashtu siç flet. Agron Shehaj ka një karrierë politike, po tenton…
Ylli Rakipi: Por këta hajdutë nuk janë Fevzo.
Blendi Fevziu: Askush nuk ka qenë hajdut kur ka nisur politikën. Madje disa nga më të vjetrit fare, që mbani mend, kanë vdekur ca dhe jetojnë në apartamentet e kohës së komunizmit. Ndërkohë që ke të rinj me 4-5 vjet në politikë, që janë hajdutë par excellent.
Ylli Rakipi: Po Dash Shehi përshembull, e çuam njëherë në shtëpi, e kishte shtëpinë në një pallat shumë të vjetër.
Blendi Fevziu: Ju kujtohet Tomorr Malasi? Vdiq në të njëjtin apartament ku u fut në politikë. Kështuqë nuk duhen njollosur të gjithë. Ndërsa këta, është momenti më i mirë për partitë e reja. Këta kanë një mundësi, që ka një boshllëk politik, ka një krizë, ka një lodhje. Rama ka 12 vjet, do të bëjë 16 vjet. Berisha ka një jetë. Pra këta e kanë shansin. A marrin vota? C’të të them unë…