Është gjetur mbrëmjen e djeshme trupi i pajetë i një të riu në një kanal në fshatin Hoxharë e Vjetër në Fier.
Viktima është identifikuar si shtetasi me iniciale Arif Xhafa 22 vjeç.
Ai është gjetur i vdekur në një kanal përpara banesës dhe më pas është transportuar në spital nga babai i tij pa shenja jete.
“Gjatë orëve të mbrëmjes, në aksin rrugor Fier-Ndërmënas, në kanalin anësor të rrugës është gjetur trupi i pajetë i shtetasit A.Xh, 20 vjeç” njofton policia.
Hetimet paraprake flasin për aksident rrugor, ku i riu mund të jetë përplasur nga një makinë dhe të ketë përfunduar në kanal.
“Nga rrethanat në të cilat është gjetur trupi i pajetë dyshohet të ketë ndodhur aksident automobilistik pasi ka mbetje nga mjeti që e ka goditur.
Po punohet për identifikimin e mjetit dhe drejtuesin e tij”sqaron më tej policia.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje, teksa trupi i viktimës ndodhet në morgun e spitalit të Fierit.