Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Një banesë ka rënë pre e grabitjes në fshatin Ferras në Fier.
Sipas të dhënave nga policia vjedhja ka ndodhur paraditen e djeshme në banesën e shtetasit Namik Hyka.
Mësohet se persona ende të paidentifikuar kanë vjedhur 7 milionë lekë të vjetra, një televizor dhe një kompjuter.
Grupi hetimor ka konstatuar se dera e shtëpisë ishte shqyer në kohën kur në banesë nuk kishte njeri.
Banesa ndodhet në katin e tretë të një pallati
Policia ka nisur punën për zbardhjen e ngjarjes duke marre shenjat e lëna në banesë nga grabitësi.