Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Ndërkohë që siç është paralajmëruar më herët, fermerët e Lushnjës kanë filluar grumbullimet e para për protestën e orës 17:00 kundër rritjes së çmimeve të naftës, të produkteve të shportës dhe sidomos të produkteve që këtyre të fundit u shërbejnë për të kultivuar prodhimet e tyre.
Në pankartat që mbajnë në duar, ata kanë kërkuar që të mos ketë prani të deputetëve nga ana e mbështetësve të kryedemokratit Lulzim Basha.
Kërkesat e tyre janë të qarta dhe përmblidhen në tre pika kryesore:
1.Heqja e fondit te naftës
2.Rritja e subvencioneve
3.Heqja e kritereve përjashtuese aplikuese.