Mitsotakis takon Erdogan, dy liderat marrin vendime të rëndësishme për tensionet Turqi-Greqi

0
114
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis është takuar me presidentin turk Rexhep Taip Erdogan ditën e sotme në Turqi.

Mediat fqinje raportojnë se takimi është zhvilluar me tone të qeta dhe se Mitsotakis e Erdogan kanë bashkëbiseduar si aleatë lidhur me zhvillimet e reja në Ukrainë.

Mitsotakis përmendi qëndrimet “e palëkundura” Greqisë ndaj çështjeve delikate mes dy vendeve si dhe ranë dakord për mbajtjen e një raundi të ri bisedimesh.

Mediat greke shkruajnë se takimi ka qenë i relaksuar, ndërsa dy politikanët kanë zhvilluar një bisedë të qetë me pamje nga Bosfori.

Gjithashtu, gjatë takimit u dakortësua që të mos ketë tensione të reja në marrëdhëniet mes dy vendeve, por ato të promovohen mes toneve pozitive.

Zjarr Tv Ad