Fitorja e së majtës pas 16 vitesh, analiza e Mesila Dodës për zgjedhjet në Gjermani, dhe këshilla për të djathtën shqiptare: Reformim ideologjik dhe…

0
25
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputetja opozitare Mesila Doda komenton fitoren e zgjedhjeve në Gjermani nga e majta, për herë të parë pas 16 vitesh.

Doda shprehet se “partitë e djathta i janë larguar ideologjisë që perfaqësojnë dhe për të zgjeruar elektoratin e tyre po shmangen vazhdimisht nga shtyllat e së djathtës”.

Deputetja e PDIU thotë se për të rikthyer normalitetin politik në Shqipëri, nevojitet që “reformim ideologjik, rikthim në vlerat e së djathtës dhe zgjerim i bazës së djathtë dhe një pikë e re ringritje e përbashkimi”.

Reagimi i plotë:

Exit pollet tregojnë një fitore të së majtës në Gjermani pas 16 vitesh. Përtej rolit të jashtëzakonshëm të kancelares Merkel e cila dëshmoi një qasje realiste në politikë dhe mbrojti fort ekonominë gjermane, ka një refleksion që vjen nga ajo që ndodh në botë.

Partitë e djathta i janë larguar ideologjisë që perfaqësojnë dhe për të zgjeruar elektoratin e tyre po shmangen vazhdimisht nga shtyllat e së djathtës. Zhvillimi i kapitalit, mbrojtja e familjes dhe Atdheut duken shpesh si nocione të kaluara dhe sot dëgjohet shpesh të flitet për një periudhë post-politike ku partitë përqafojnë në menyrë trasversale ide të kampit kundërshtar që duken së përqafohen nga publiku.

Nuk ka asnjë mundësi tjetër për të djathtën përvecse të rikthehet tek idetë, tezat, tradita dhe shtresat ku është bazuar gjatë në kohë.

Nëse kthehemi në realitetin tonë besoj se thelbi i debatit sot duhet të jetë reformimi i ideve të së djathtës. Prona, Atdheu, ekonomia që zhvillohet pa ndërhyrjen autoritariste të shtetit e mbi të gjitha koncepti i lirisë aq shumë i shtypur dhe i dhunuar gjatë diktaturës në vend pa harruar një vektor të detyrueshëm të mbrojtjes sociale duhet të bëhen baza e një formatimi të ri të konceptit të së djathtës.

Ky besoj duhet të jetë thelbi i diskutimit të sotëm për të rikthyer normalitetin në skenën politike në vend. Kjo është një kauzë më e madhe se secili prej nesh dhe detyrim i politikës për elektoratin e saj. Reformim ideologjik, rikthim në vlerat e së djathtës dhe zgjerim i bazës së djathtë dhe një pikë e re ringritje e përbashkimi.

Zjarr Tv Ad