Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, ka reaguar pas fjalimit të kryeministrit Edi Rama në Asamblenë e KiE. Shehu shprehet se fjalimi dëmton Kosovën dhe shton se Rama me urdhër të Vuçiç, të mos përmendi gjenocidin serb në Kosovë.
Portimi i Shehut:
KiE; Vucic “detyron” Ramen te mos permendi genocidin serb ne Kosove!
Nje fjalim i tij aty qe:
1-Demton abrogimin e raportit Martin!
2- Demton antaresimin e plote te Kosoves ne KiE.
Nje fjalim, qe nuk permendi ate qe duhej te ishte kryefjala e tij, genocidin serb ne Kosove, qe per te zbehur ate u fabrikua ai Raport Martin.
Nje fjalim pa asnje kujdes diplomatik, plot me akuza per ate asamble e partneret tane, qe nuk mund te mos krijonte vecse nje reaksion negativ, demtues per Kosoven.
Nje fjalim qe me pasojat e tij, vetem Vucic i shkon per shtat.
Nje fjalim qe eshte ne ecurine e te gjitha qendrimeve te deri tanishme te kesaj Qeverie, qe synojne vetem anatemimin e Perendimit, largimin nga ai e degdisjen ne Lindjen e autokrateve.
Nje fjalim qe tregon se prioritet i Qeverise sone jane maredheniet me Serbine, eshte “Ballkani i hapur” i Vucic!
Pjese e kesaj loje, ndesh me interesat tina eshte dhe qendrimi i deritanishem pasiv i Ministrise sone te Jashteme, misionit tone ne Strasburg, ndaj kerkeses se Kosoves per aderim te plote ne KiE!!
Me keq se kaq nuk mund te veprohet..