Fjalimi i Ramës në Këshillin e Europës shkakton reagime të ashpra, PPE anulon darkën e planifikuar me kryeministrin

0
389
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Fjalimi i mbajtur nga kryeministri Edi Rama ditën e sotme në Këshillin e Europës është pasuar me kritika të ashpra për shkak të qëndrimeve të tij.

Mbrëmjen e sotme ka reaguar edhe Presidenti i PPE Aleksander Pociej i cili ka njoftuar edhe anulimin e një darke pune që ishte parashikuar të mbahej sonte.

“Me keqardhjen të thellë, pas ndërhyrjes sot pasdite në mbledhje të Kryeministrit të Shqipërisë, z. Edi Rama, Komisioni Presidencial ka marrë një vendim për të refuzuar ftesën e Kryeministrit për një darkë pune”, thuhet në reagim.

Gjuha e përdorur sot në fjalim nga kryeministri Rama ka ngjallur reagime dhe pakënaqësi, ndërsa disa prej përfaqësuesve të pranishëm në sallë e kanë shprehur zemërimin e tyre teksa ende nuk ishte mbyllur fjala duke replikuar ashpër me Ramën.

Zjarr Tv Ad