Flamujt shqiptarë në veri të Kosovës për festën e Pavarësisë alarmojnë Beogradin, Petkoviç: Duan të trembin serbët!

0
46
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Simbolet shqiptare të vendosura në veri të Kosovës me rastin e festës së Pavarësisë së Shqipërisë kanë alarmuar Beogradin.

Flamujt kombëtarë të Shqipërisë janë shpërndarë edhe te shtëpitë e shqiptarëve në Kllokot, por duket se kjo gjë e shqetëson Serbinë.

Petar Petkoviç, drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, e ka quajtur vendosjen e këtyre flamujve si provokim me qëllim trembjen e serbëve, megjithëse sipas ligjeve, vendosja e flamujve është e lejuar në të gjithë territorin e republikës.

Petar Petkoviç

“Flamujt shqiptarë nuk kanë asgjë për të kërkuar pranë shtëpive serbe dhe pranë Kishës së Shën Pjetrit dhe Palit, dhe për këtë arsye ky ‘dekorim i papërshtatshëm’ nuk mund të interpretohet ndryshe veçse si një provokim”, shkruhet në njoftimin e Petkoviç.

“Shqiptarët kanë të drejtë të festojnë festat e tyre, por është e papërshtatshme kur e bëjnë këtë në zonat e banuara me serbë, të cilat ndërpresin festimet, dasmat dhe festimet e tjera”, vazhdon kjo deklaratë.

“I bëjmë thirrje shqiptarëve në Kosovë që të mos e shfrytëzojnë Ditën e Flamurit Shqiptar për të thelluar hendekun ndëretnik dhe për të frikësuar dhe provokuar serbët”, përfundon komunikata.

Kujtojmë se kjo deklaratë vjen përkundër faktit se në vende ku jetojnë serbë në Kosovë, jo vetëm në Veri, por edhe në qytete tjera në jug të Kosovës, ka flamuj serbë të ekspozuar gjatë gjithë kohës.

Zjarr Tv Ad