Flamur Noka: Ambasada e Britanisë më quan kriminel, por unë jam doktor

0
176
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka folur sot mbi raportin e publikuar nga grupi i Sali Berishës, për zgjedhjet e 14 majit. Noka u shpreh në një intervistë në “News 24” se më 14 maj ndodhi një farsë zgjedhore dhe se vota u konsiderua si “mall tregu”.

Mes të tjerash deputeti demokrat tha se ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, Alastair King-Smith, në letrat e firmosura prej tij e cilëson Nokën si kriminel. Kjo sipas Nokës, është bërë pasi i është thënë nga Lulzim Basha.

“Në letrat e firmosura nga Smith, unë jam kriminel. Unë jam mjek e kurrë në jetën time skam pasur ndonjë akuzë, e në letrat që ai dërgon unë jam kriminel. Pse? Sepse ashtu i thotë Lul Basha. E ka theksuar, Lul Basha”, tha Noka.

Përsa i përket raportit, ai u shpreh se në raport janë paraqitur faktet e mbledhura prej tyre, teksa deklaroi se “hymë në zgjedhje pa komisionerë e pa numërues”

“Edi Rama po nxjerr sërish në treg pengun Basha”, shtoi demokrati.

Zjarr Tv Ad