Flamur Noka: Propozuam që minimumi jetik të përcaktohet 200 euro, duhet reagim para mbylljes së sesionit parlamentar

0
33
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka bën me dije se në mbledhjen e radhës të grupi parlamentar demokrat, është diskutuar për gjendjen ekonomike të familjes shqiptare.

Përmes një postimi në Facebook, deputeti i PD thotë se u propozua që që minimumi jetik të përcaktohet 200 euro. Ai shtoon se për këtë duhet një reagim përpara mbylljes së sesionit parlamentar.

“Sot zhvilloi mbledhjen e radhës grupi parlamentar demokrat. Gjendja e rënduar ekonomike e familjes shqiptare është e para në rendin e ditës.

Kërkojmë ndërhyrje të menjëhershme në vendosjen e minimumit jetik! Propozojmë që minimumi jetik të përcaktohet 200 euro.

Nuk mbulohet varfëria e vendit me sulme politike ndaj opozitës. Çmimet rriten dita-ditës.

Duhet reagim përpara mbylljes së sesionit parlamentar. Vendosja e minimumit jetik është një zgjidhje.”, shkruan Noka.

Zjarr Tv Ad