Flamuri komunist/ Strazimiri: Ky vend qeveriset nga aleatët e Vuçiçit

0
111
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Anëtari i kryesisë së PD, Gent Strazimiri reagoi pasi flamuri komunist u shfaq në festivalin e Sunny Hill. Sipas tij, Shqipëria qeveriset nga njerëzit e gabuar, që janë nostalgjikë të Stalinit dhe aleatë të Vuçiçit.

POSTIMI I PLOTE:

Ky vend qeveriset nga #wrong_guys , nostalgjikët e Stalinit dhe “Bashkimit të madh Sovjetik”, atij, që po përpiqet të rikthejë me zjarr dhe hekur Vladimir Putin…

Ky vend qeveriset nga #wrong_guys, aleatët e Aleksandër Vuçiç, zgjatimit të Putinit në Ballkan, të cilin NATO e paralajmëroi të mos tentojë të “ukrainizojë” kufirin me Kosovën, sepse reagimi do të ishte punë minutash…

Ky vend qeveriset nga #wrong_guys, që ende shpalosin krenarë simbolin stalinist, nën të cilin u vranë më shumë shqiptarë, patriotë pro-amerikanë, nga ç’vrau, e la pa varr Milosheviçi në Kosovë…

Ky vend është njëkohësisht edhe vend anëtar i NATO-s…(?!)

Në këtë vendin e përshkruar më sipër, edhe NATO dhe interesat euro-atlantike janë jetime… sepse ata që paguhen për t’i mbrojtur, janë “me pushime”…

KAQ!

Zjarr Tv Ad