Flamuri me yll, reagon këngëtari: Jam vetë nga familje e persekutuar…

0
77
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pas reagimeve të shumta në rrjet lidhur me shfqqen e flamurit shqiptar me yll sipër, ka reaguar edhe këngëtari i grupit “Asgjë sikur dielli”, Alban Nimani.

Ai sqaron se video klipi i këngës “Ku ka më mirë se me qenë shqiptar?” është publikuar në vitin 2005, dhe është një parodi e stilit Monty Python. Ai shton se shfaqja e flamurit kombëtar me yll, nuk ka të bëjë me glorifikimin e komunizmit, përkundrazi, në video klip shembet komunizmi.

Nimani: Video klipi i këngës “Ku ka më mirë se me qenë shqiptar?” është publikuar në vitin 2005, dhe është një parodi e stilit Monty Python, ku trajtohen ngjarjet dhe figurat historike nga antikiteti deri në ditët e sotme, në mënyrë surrealiste dhe ironike.

Shfaqja e flamurit kombëtar me yll, nuk ka të bëjë me glorifikimin e komunizmit, përkundrazi, në video klip shembet komunizmi. Ne jemi shumë koshient për persekutimet, krimet dhe vuajtjen që e ka shkaktuar komunizmi në Shqipëri, sepse edhe i përkasim familjeve të persekutuara. It’s only Rock n’Roll.

Zjarr Tv Ad