Klubi i futbollit të Flamurtarit i ka dërguar letër FIFA-s dhe vetë lojtarit për këtë vonesë.
Lojtari sot duhej të ishte në stërvitje me Flamurtarin.
Administratori i Flamurtarit Sinan Idrizi flet njëkohësisht edhe për situatën aktuale tek Flamurtari,lidhur edhe me atë që në skuadër ka vonesa pagash,apo lojtarë që kanë deklaruar se do të largohen nëse nuk marrin pagat.
Situata tek Flamurtari është normale,-ka theksuar Idrizi.
Mund të kemi cdo lloj problemi,por jo për pagat.
Kush ka pretendime të tilla ti drejtohet me një letër klubit.
Për Alvesh për cdo dite vonesë do të marrë gjobat e përcaktuara.
Tek Flamurtari nuk ka asnjë lojtar që i është drejtuar klubit për pagat.
Me përgjegjësi të plotë.
Ka vonesa një apo dy muaj,por ka edhe pagesa 30% parapagim
Eshtë një histori më e gjërë, lidhur me atë cfarë pranohet se ka një apo dy muaj vonesë pagash,gjithcka lidhet edhe me privatizimin.
Nëse klubi do të ishte privat ,të jeni të sigurtë se keto vonesa nuk do të ishin.
Lojtarët kanë kërkuar pagat
Nga ana ,ligjore dua vetëm një letër që i është drejtuar një lojtar klubit për pagat e prapambetura.
Nuk ka asnjë gjë të tillë, gjithcka është normale.
Ndërsa faza përgatitore,Idrizi nuk ka munguar edhe batutën,pavarsisht se nuk ka deklaruar nëse skuadra do të vendoset jashtë vendit.
Me batuten e tij ka theksuar se skuadra do të vendoset tek pylli i sodës apo në Leskovik.
Administratori Idrizi ka pranuar se tek Flamurtari ka një apo dy muaj vonesë me pagat,por duke mohuar kategorikisht faktin se ka probleme,apo lojtarë që i janë drejtuar klubit për të kërkuar pagat,duke pranuar se pjesa me e madhe kanë marrë tashmë 30% parapagim