Lot, shpresë dhe ujë e ushqime që sillen çdo ditë nga shtëpia. Kjo është situata përpara spitalit Covid 2, “Shefqet Ndroqi” në Tiranë, aty ku janë të shtruar pacientët me Covid 19.
Të afërmit, e pacientëve, djemë e vajza, disa me shpresën se do bëhen më mirë prindërit tregojnë për mikrofonin e News 24, bisedat me ta dhe me stafin, por edhe gjendjen e tyre.
Ka edhe nga ata që mes lotësh thonë se të afërmit i kanë të intubuar.
“Babi im ka 7 apo 8 ditë që është shtruar. Nuk e dimë ca bëhet brenda. Ai irritohej dhe e hiqte oksigjenit e kanë vu në terapi intensive e kane fut në intubim. (Qan) Ka tre ditë në intubim. Flas me doktoreshën por situata është e rëndë”,- shprehet njëra prej tyre.
Nga vini?
Gruaja: Nga Korça
Cfarë ju thonë?
Gruaja: Nuk kemi marrë asnjë përgjigje, nuk dimë më shumë
Keni folur me babain?
Gruaja: Po, po kemi folur po nuk e kuptonim ai fliste si përcart…
Si ka qënë sjellja e stafit?
Gruaja: Babi thotë mirë na rrinë tek koka, po ku dimë ne se cfarë ndodhë aty
Cfarë i thoni?
Gruaja: Ne i themi bëj kurajo, se dy llafe kemi mundësi të flasim në telefon….
Keni falimjarë?
Djali: Po babain kam, është me oksigjen të drejtuar…
Dorëzoni ushqime?
Djali: Po ka kërkuar ujë babai dhe rroba e ndërresa
Komunikoni me të?
Djali: Jo, jo më ka folur doktoresha
Ia lejojnë telefonin?
Djali: Jo për momentin
Po pse ja sillni ju, nuk e siguron spitali ujin?
Djali: Nuk ka problem ia sjell, veç dua të bëhet mirë