Studentë të mjekësisë shkojnë në ndihmë të infermierëve të ‘Shefqet Ndroqi’: Jemi mjekët e së ardhmes, e kemi detyrë

0
19
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

I gjithë stafi mjekësor të cilët janë në frontin e parë të luftës me koronavirusin në spitalet covid përballen çdo ditë me vështirësi duke u kujdesur për pacientët.

Nga bisedat me familjarë të pacientëve që janë të shtruar kanë deklaruar se të afërmit e tyre marrin shërbim të mirë mjekësor.

Në ndihmë të bluzave të bardha kanë ardhur dhe studentë të mjekësisë të cilët kanë hyrë mesditën e sotme (3 shtator) në ambjentet e spitalit.

Një prej studentëve shprehet se është detyra e tyre është për të ndihmuar në këto kushte të vështira.

Ai thotë se pavarësisht frikës nga koronavirusi, është detyra e tyre.

“Jemi studentë të mjekësisë. Ne jemi viti i katërt. Kemi ardhur këtu pasi e kemi për detyrë se do jemi mjekë të ardhmes. Normalisht që kemi frikë nga koronavirusi” – u shpreh studenti.

 

Zjarr Tv Ad