Fleckenstein shprehu zhgënjim prej saj, Kryemadhi: Shqipëria është e shqiptarëve

0
16
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Monika Kryemadhi ka reaguar pas deklaratave të Knut Flackenstain.

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka një reagim, pasi raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein, u shpreh i zhgënjyer prej saj.

“Shqipëria është shtëpia e shqiptarëve. Ky është misioni ynë, asnjë hap pas”, shkruan shkurt Kryemadhi.

Ky qëndrim i kryetares së LSI vjen pasi Fleckenstein, shprehu zhgënjim lidhur me deklaratat e kryetares së Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, gjatë konferencës së paradites së sotme me delegacionin e PE.

“U befasova, u çudita shumë por edhe u zhgënjeva shumë nga kryetarja e LSI-së, pasi ajo tha vetëm një fjali, në fund të takimit, e kanë marrë vendimin që në Shqipëri ka nevojë për ndryshim pushteti për shoqërinë dhe vendin e në rast se europianët nuk e kuptojnë ky nuk është problemi i tyre. Ky është një mesazh i qartë dhe besoj se ata në Bruksel që marrin vendime dhe ata që janë në Shqipëri duhet të kuptojnë se në cilën anë gjendet secili”, deklaroi Fleckenstein.

Zjarr Tv Ad