Flet Baton Haxhiu: Edi Rama të premten në Athinë/ Po bën përpjekje të pajtojë 2 shtete të mëdha…

0
779
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Baton Haxhiu ka folur në emisionin “Opinion”, se prej 6 muajsh Kryeministri Rama, është angazhuar në bisedime për të negociuar në lehtësimin e konflikteve mes Greqisë dhe Turqisë.

Gjithashtu, Haxhiu tha se; të premten Kryeministri Rama, do të ketë një vizitë në Athinë, ndërsa shtoi se këto përpjekje diplomatike pritet të kenë një fund.

Pjesa nga diskutimi

Haxhiu: Një vizitë e Ramës është parashikur në Athinë të premten. Kam një bindje që një marrëdhënie e tillë e shpejtë, e shpeshtë Stamboll -Athinë mund të sjellë një rezultat diplomatik që mund të jetë i rrallë.

Fevziu: Vizita do të jetë për balancë diplomatike?

Haxhiu: Unë mendoj që ka diçka tjetër. Është një negociatë për disa muaj, mos të them më shumë se 5-6 dhe një përpjekje e një shteti të vogël për të pajtuar dy shtete të mëdha.

Fevziu: Gent Caka pajtoi Greqinë me Turqinë?

Haxhiu: Unë mendoj se ndonjëherë njeriu është më i rëndësishëm se sa shteti.
Fevziu: Është Rama vetë thua ti?

Haxhiu: Besoj që po.

Fevziu: Është nismë profesionale apo personale?

Haxhiu: Nuk mund të flasim për detaje. Nëse ju kujtohet kur e kemi bërë një debat për raportin Greqi- Turqi kanë qenë ditët e negociatave, që realisht kanë pas momente të vështira, që në një mënyrë apo një tjetër Kryeministri shqiptar ka bërë çmos që nga Stambolli në Athinë…

Fevziu: Rama ka negociuar mes dy palëve apo është ofruar të negociojë?

Haxhiu: Nuk di detajet, megjithatë është një prej përpjkejeve më të rëndësishme diplomatike dhe politike dhe këto përpjekje besoj që do e kenë një fund.

Zjarr Tv Ad