Detaje të reaj dalin në dritë në operacionin e zhvilluar në Has, ku dhe zbulohen identiteti I të arrestuarve. Në lidhje me këtë ka folur daja e njërit prej tyre.
Daja ka thënë se nuk di asgjë në lidhje me drogën.
“Nuk di fare me çfarë merren nipërit e mi, unë erdha të takoj motrën,” ka thënë ai. Të arrestuarit janë Flamur Bisho Çela, Xhavit dhe Mustaf Shuti si dhe shtetasit me inicialet V.B. e A.SH.
I arrestuari Flamur Bisho Çela punon prej 26 vitesh si shofer tek zjarrfikëset në Shkodër.
Nga operacioni janë zbuluar më shumë se 100 kg drogë e dyshuar heroinë, e cila është sekuestruar nga policia.
Aksioni është rezultat i një hetimi disa mujor dhe aktualisht po vijojnë kontrollet për arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.BË