Detaje/ I vuri flakën makinës dhe vetes, digjet 39-vjeçari

0
71
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak para mesnatës në Korçë, ku një 39-vjeçar i ka vënë flakën makinës dhe vetes. Policia ka zbuluar detaja të reja nga kjo ngjarje e rëndë.

Nga sa bëhet e ditur, Gjergji Babu i ka vendosur flakën vetes brenda në makinë në lagjen nr 1, pranë kampit të punëtorëve.

Fillimisht u raportua se makina është përfshirë nga flaka gjatë ecjes duke djegur brenda drejtuesin e mjetit. Ngjarja ndodhi rreth orës 23:56 të së premtes.

Në vendngjarje, ndodhen shërbimet e Policisë dhe zjarrfikësja, ku është bërë e mundur shuarja e zjarrit.

U ngrit grupi hetimor dhe po punohet për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Nga veprimet e para hetimore, rezulton se ky shtetas ka marrë një sasi lënde djegëse (benzinë), në një bidon plastik, në një nga karburantet e qytetit dhe dyshohet se i ka vënë flakën vetes brenda mjetit, ku për pasojë janë djegur plotësisht mjeti si edhe ky i fundit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për “Shkaktim i vetvrasjes” parashikuar nga neni 99 i Kodit Penal.

 

Zjarr Tv Ad