Flet Grenell: Presidenti Donald Trump do të angazhohet edhe për zgjidhje politike midis Kosovës e Serbisë

0
18
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

I dërguari i Presidentit të SHBA Donald Trump, për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, është shprehur se; Trump do të angazhohet edhe për normalizim të raporteve politike mes dy vendeve, sapo raportet ekonomike të normalizohen.

“Fillimisht, do të krijohen kushtet për progres në ekonomi në rajonin e Ballkanit Perëndimor, më pas do të merret edhe me çështjet politike. Unë i thashë Presidentit (të Serbisë) Aleksandar Vuçic, na beso dhe na jep një shans, sepse kemi një qasje të ndryshme nga ata që merren me këto çështje, për 30 vjet dhe ata nuk mund t’i zgjidhin ato”, u shpreh Grenell.

Por kjo deklaratë e Grenell, bie ndesh me deklaratat e mëparshme të tij, kur shprehej se SHBA-të do të angazhohen, vetëm për normalizim ekonomik mes dy vendeve, sepse sipas tij, për pjesën politike do të angazhohet BE-ja.

Zjarr Tv Ad