Mbrëmjen e djeshme, deputetja e sapozgjedhur Grida Duma, ishte e ftuar në “Çim Peka Live”, ku u pyet lidhur mbi deklaratën e fundit të Bashës, menjëherë pas rizgjedhjes në krye të PD-së dhe kundërshtarëve në garë. Në fjalën e saj, Duma u shpreh se nuk ka pasur një garë të pabarabartë dhe se deklrarata e Bashës, është përbashkuese sipas vlerave që përcaktojnë vetë Partinë Demokratike, që nga lindja e saj.
“Nuk e shikoj si domëthënëse mospërmendjen e emrave. Por shikoj si domethënëse që Basha i falenderon kandidatët e tjerë dhe tregon qartazi vullnetin e vet, për të mbajtur frymën e PD-së të madhe dhe gjithëpërfshirëse dhe si njohëse e kontributeve dhe vlerave, që do të thotë që gara është vlerë dhe duhet respektuar si e tillë.
Ky është momenti real që unë e degjoj fjalën e z. Kadilli. Unë shpresoj qe edhe me dijen që ka në PD, të vijojmë dhe të dëgjojmë gjërat që vlejnë nga Z. Kadilli.
Nëse mendon se gara është e pabarabartë, nga fillesa deri në fund nuk kandidon, nëse kandidon do të thotë që njeh këto rregulla loje
Besoj që bie poshtë kjo tezë, sa kohë nuk ka asnjë fakt konkret pabarazie të paktën statutore”.