Flet Jozefina Topalli: Mandatet e mia do të shkojnë veç djathtas, por duhet larguar Rama dhe…

0
1435
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetarja e Partisë “Lëvizja për Ndryshim”, Jozefina Topalli, ishte e ftuar në emisionin “Opinion”, ku ka folur edhe për zgjedhjet e 25 prillit, ku u shpreh se; nuk ka patur asnjë tentativë për negociata me PD, lidhur me zgjedhjet e 25 Prillit. mandatet e saj do të shkojnë vetëm djathtas, por ajo nuk mund të pranojë Bashën Kryeministër.

Unë besoj se me mosbesimin dhe zhgënjimin ndaj klasës politike asnjë prej kampeve nuk do të arrijë të marri 70 mandate. Besoj se “Lëvizja për ndryshim” mund të bëhet faktor ndryshimi. Nëse pakënaqësia përkthehet në një numër mandatesh ne mund të bëhemi faktor, por jo për të ricikuluar të tre emrat, por për të hyrë ne negociata për të gjetur një Kryeministër, sigurisht që djathtas. Mandatet e mia s’mund të shkojnë veç djathtas, (pavarësisht etiketimeve që përpiqen të nxjerrin Jozefinën kolaboracioniste) për të gjetur një kryeministër të pakorruptuar dhe një që përfaqësosn formimin e një pjesë të madhe të shqiptarëve”, ka thënë Topalli.

E pyetur nëse mandatin e saj do ta jepte për  Bashën Kryeministër, Topalli tha: “Hyhet në negociata për t’ja dhënë mandatin të djathtës me qëllim për të larguar Ramën, por bashkë me Ramën për të larguar edhe Bashën edhe Metën që kanë marr peng këtë skenë politike”.

Zjarr Tv Ad