Flet Mediu: Edi Rama është i vendosur të shkatërrojë çdo mundësi për zgjedhje të lira dhe të ndershme…

0
25
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Fatmir Mediu, tha se Rama është i vendosur që të v*jedhë zgjedhjet dhe te shkatërrojë çdo mundësi, për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

“Refuzimi i BE, komisionerit për zgjerim, Komisionit Europian dhe parlamentit Europian për të pritur vendimin e Komisionit të Venecias, për Kodin Zgjedhor tregon qartë, se Rama është i vendosur kundër shqiptarëve dhe Shqipërisë Europiane.

Edi Rama është i vendosur që të vjedhë zgjedhjet, të shkatërrojë çdo mundësi për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Shqiptarët e kanë detyrën e tyre historike, që të bashkohen për të larguar të keqen antieurpianizmin, banalitetin, k-rimin, korr*upsionin dhe p*ërbuzjen që perfaqëson Rama

Opozita brenda mandatit të saj të parë, do të bëjë Shqiperinë anëtare te BE. Ajo do bashkojë shqiptarët në përballjen me regjimin e korr*uptuar të Ramës, si dhe ndërtimin e shpresës dhe besimit Europian.

Opozita s’ka kohë për të humbur, ajo duhet të bashkohet në çdo skaj të Shqipërisë. në çdo qendër votimi, për të mbrojtur Liritë e shqiptarëve dhe për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme”, – është shprehu Fatmir Mediu.

Zjarr Tv Ad