Flet Pano Soko: Shteti është i zhytur në borxhe të mëdha, taksat rriten/ Rama për të mbuluar dështimin, justifikohet me pandeminë…

0
211
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ekonomisti Pano Sako, ka folur sa i përket situatës aktuale ekonomike në vend. Sako theksoi se shteti shqiptar është i zhytur në borxhe, ku shtoi se taksat nga qeveria po rriten përditë.

Deklarata e Sakos:

“Rama e ka bërë praktikë, që për shtojcë rruge merr miliarda lekë shqiptare, e këtu ikin paratë. Shteti është zhytur në borxhe të mëdha. Qeveria ka probleme edhe me taksat, se i lëviz për çdo vit, duke prishur planet e biznesit. Investitorët duan stabilitet fiskal, plus ne nuk kemi të zgjidhur çështjen e pronës.

Kriza ekonomike nisi që më 2019 dhe me tërmetin e pandeminë Rama gjeti justifikime. Rama gjeti justifikime për të mbuluar dështimin.

Pse mos marrë shteti vetë kredi, por ja jep një kompanie, duke nxjerrë të tjera para publike nga vetja. Ne paguajmë interesa mbi interesa, edhe po ta zëmë se nuk ka korrupsion. Paguajmë dy herë interesa me PPP. Pse mos të ndërtojmë vetë ne? Por është skemë, për të nxjerrë fitime nga taksat e taksapaguesve”, u shpreh Sako.

Zjarr Tv Ad