Vizita misterioze e Cherie Blair në Tiranë, darkë me krahun e djathtë të Ramës…

0
265
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kur Edi Rama erdhi në krye të qeverisë, tashmë 8 vjet më pare, kërkoi të tregonte se do të qeveriste ndryshe dhe për këtë solli në Tiranë ish-kryeministrin britanik Tony Blair, për të cilin tha se do ta kishte këshilltar.

Mënyra e pagesës së Blair ngriti shumë pikëpyetje në atë kohë ndërsa ish-kryeministri britanik, u shfaq në fillim disa herë në Tiranë dhe me kalimin e kohës gjithnjë e më rrallë.

Në këtë nisje të mandatit të tretë, “Blair”-ët janë shfaqur sërish në Tiranë. Lapsi.al mëson se mbrëmjen e së enjtes, në një nga restorantet me kuzhine italiane në qendër të Tiranës ka qenë Cherie Blair, bashkëshortja e ish-kryeministrit britanik.

Të njëjtat burime i thanë Lapsi.al, se ajo ka qenë e shoqëruar nga Endri Fuga, drejtori i komunikimit të kryeministrit Edi Rama, i njohur si një nga njerëzit më të besuar të tij. Në darkë kanë qenë edhe disa zyrtarë të ministrisë së jashtme. Në rrjetet sociale, as Blair dhe as Fuga nuk kanë dhënë ndonjë detaj. Vetë Cherie Blair është mjaft aktive me një fondacion të drejtuar prej saj, por arsyeja e ardhjes së saj në Tiranë është e paqartë.

Pak ditë më parë Tony Blair, ishte në Shkup ku u prit me nderime nga kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev. Në një deklaratë pas takimit, Blair i thuri elozhe nismës “Ballkani i hapur” të iniciuar nga Rama, Zaev dhe Vuçiç.

Blair ka mbështetur dhe lobuar edhe në të kaluarën idetë si ajo për shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë. Cila është arsyeja e mësymjes së Blerëve këtë herë në Ballkan, pritet të shihet ndoshta pak më vonë.

Zjarr Tv Ad