Flet Pipero: Ja cila është arsyeja që do të çojë në mbylljen e shkollave

0
23
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero ka thënë se për të folur që tani për mbylljen e shkollave është shumë herët sepse nuk janë bërë ende dy javë nga hapja e tyre. Sipas tij, nëse respektohen protokollet, higjena dhe institucionet bashkëpunojnë me njëra-tjetrën, shkollat do jenë të hapura.

“Që të flasim për shkollat jemi akoma herët dhe duhet të presim se çfarë do të ndodhë. Nëse respektohen protokollet, shkollat do të vazhdojnë të jenë të hapura dhe mësimi do të vijojë normalisht. Shkolla mund të mbyllet vetëm nëse mësimi pamundësohet nga numri i pakët i nxënësve apo personeli pedagogjik”, tha Pipero në A2.

Sipas Piperos, koha tregoi se mbyllja nuk është zgjidhje. “Këto 6 muaj pandemie treguan se mbyllja nuk ishte zgjidhje, por zgjedhje e detyruar për të përballuar fillimin e krizës. Tani që kemi kapacitetet dhe njohuritë, çdo veprim në drejtim të mbylljes është i gabuar për mua”, tha ai.

Zjarr Tv Ad