Flet Sazan Guri/ Si e njohu gruan e videos erotike me Safet Gjicin

0
355
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një video-skandal u publikua disa ditë më parë, ku shfaqej kryebashkiaku i Kuksit, Safet Gjici, duke kryer marrëdhënie seksuale me një grua në zyrë.

Pas skandalit në media qarkullon disa foto, ku gruaja Alma K., shfaqej në krah të disa zyrtarëve, ku mes tyre dhe ambientalistit Sazan Gurin.

Për “CNA”, Guri ka treguar se e njihte Alma K., si aktiviste, pasi kjo e fundit ishte shfaqur në zyrën e tij të punës ku punon me bashkëshorten dhe i kishte kërkuar ndihmë që të zhvillonte një projekt në lidhje me mbrojtjen e kafshëve.

Profesor Guri tha se e njihte pak Almën dhe i kishte falur asaj një projekt, të cilin ai e ka zhvilluar vetë në vitin 2009.

Sipas Gurit, gruaja në fjalë projektin për mbrojtjen e kafshëve e ka çuar në bashkinë e Kavajës dhe të Kukësit. Mbetet që drejtësia të zbulojë nëse Alma K., me Safet Gjicin kishte thjeshtë lidhje intime, apo fshihet diçka tjetër.

Zjarr Tv Ad