Dua të iki nga këtu. Kam frikë! Dua të kthehem në Shqipëri”! Ky është rrëfimi i Altin Palokës, 20-vjeçarit shqiptar i cili u kap si i dyshuar i bandës së grabitësve që udhëtonin me “Audin” e verdhë dhe janë ndjekur gjatë fundjavës nga policia italiane. Të premten ishte afati i fundit i urdhrit të autoriteteve italiane që Altini të ekstradohej në vendin tonë.
Ai kishte vetëm dy mundësi, të hipte në traget dhe të ikte në Tiranë apo të fshihej si klandestin në Itali. Por pasi u arrestua nga policia, 20-vjeçari shqiptar duket se nuk ka shumë mundësi zgjedhjeje.
Jeta e këtij djali ndryshoi papritur të shtunën në mëngjes, deri në pikën që tani Altini kërkon dhe lutet me të vërtetë, që të kthehet në shtëpi sa më shpejt të jetë e mundur. “Kam frikë se dikush më njeh dhe më vret”, thotë ai.
Ai, në një farë mënyre, është një viktimë e “Audit” të verdhë, makina që për më shumë se një javë shpërndau panik përgjatë autostradave në verilindje të Italisë. “Corriere” shkruan se në bordin e saj ka banditë të rrezikshëm dhe se, Altin Paloka dyshohej si njëri prej tyre.
Fotoja e tij u shpërnda me shpejtësi në rrjetet sociale, ku ai së bashku me dy miqtë e tij priste në një karburant pranë makinës së verdhë. Kjo bëri që fytyrat e personave të zinin faqen e parë të medieve si persona në kërkim në Itali.
Pranë fotos thuhej: “Ja fytyrat e tre të kërkuarve” Por tre djemtë në foto, në fakt, nuk kanë të bëjnë me grupin e “Audit” të verdhë. “Unë isha ende duke fjetur, kur mora një telefonatë nga disa miq nga Shqipëria që më pyesnin çfarë kisha bërë, pasi fytyra ime ishte në të gjitha televizionet”, thotë Altini.
Nëna e tij shpërtheu në lot dhe u sëmur. Tani ajo është shtruar në spital. Shqiptari në atë kohë ishte vendosur në Forli dhe i telefonoi Indritit, kushëririt që jeton në Torino, i cili në muajt e fundit e ka mbajtur atë në shtëpinë e tij.
“Më shpjegoi se kishte përfunduar në një problem të madh, kur e kuptova, i thashë atij që të takohet me mua menjëherë, sepse unë do ta ndihmoja për ta nxjerrë jashtë”, shpjegon Indriti. Kushërinjtë iu drejtuan avokatit Wilmer Pergw. “Ne u takuan në Piazza Castello dhe Altini më tha mua që kishte frikë se dikush do ta njihte atë dhe do të vendoste të bënte vetë drejtësi” “Unë kurrë nuk kam parë një “Audi” të verdhë.
Ky imazh është bërë një vit më parë, kur ne u ndaluan për disa kontrolle në stacionin “Mestre”. Por askush prej nesh s’ka të bëjë me këta banditë. Këto ditë isha në Forlì, ndërsa miqtë e mi janë në Shqipëri, një prej tyre madje është në burg”, thotë Altini. Ai u gjet më 13 janar me vizë të skaduar, ndërsa aktualisht synon të lërë Italinë sa më shpejt të jetë e mundur, pasi ka frikë se mund ta vrasin
Flet shqiptari i “Audit të verdhë” qe iu iku 2 LAMBOVE te policis Italiane: Dua të iki, kam frikë se do më vrasin
Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...