Flet ‘viktima’ e lojës ‘Balena blu’: Mund të vdesësh para nivelit të 50-të, mu kërkua…

0
1576
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

14-vjeçarja nga Gjirokastra, që u bë pre e mashtrimit, të lojës ‘Balena Blu’, duke u konsideruar kështu edhe si viktima e parë e kësaj loje në Shqipëri, ka folur për herë të parë se si u bë pjesë e kësaj loje, dhe si shpëtoi nga prerja e damarëve.

Vajza me inicialet A.C, e cila sapo ka mbaruar klasën e shtatë në shkollën ‘Koto Hoxhi’, është shprehur se ka qenë një shoqja e saj që e ka sugjeruar për këtë lojë, e cila sipas saj të bën më të mbyllur, agresive dhe të çon drejt depresionit.

Vajza rrëfeu për Ora News, se në nivelin e 33-të iu kërkua të presë damarët, por këtë gjë nuk e ka bërë.

Niveli 33 kërkon që të presësh damarët. Këtë nuk e bëra sepse kjo është të presësh damarët deri në fund. Mund të vdesësh para ditës së 50. (…) Bie në një far depresioni që mbyllesh në vetvete dhe je e detyruar t’i bësh. Të bëjnë kërcënime të llojeve të ndryshme që të vazhdosh lojën dhe të mos të dalësh. Prindërit duhet të jenë të kujdesshëm, duhet t’i kontrollojnë telefonat e fëmijëve. Ju them fëmijëve që ata që kanë dalë janë të gjitha të vërteta dhe nuk janë gënjeshtra”, – është shprehur vajza që prej 2 javësh nuk konsumonte asgjë.

Ajo shprehet se hapja me shoqet dhe të afërmit e ka bërë që të shpëtojë.

Gjeta forcën që ju thashë shoqeve të mia dhe ato më kanë ndihmuar shumë duke ju thënë personave të tjerë”, – u shpreh vajza, ndërsa përgënjeshtroi mediat që i quajtën prindërit e saj me probleme mendore.

Kanë thënë që prindërit e mi janë të meta mendore dhe kjo është absolutisht gënjeshtër.”

Zjarr Tv Ad