Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja tronditëse në fshatin Xarrë të Konispolit, ku trupi i 51-vjeçaritm Andant Jaupi u gjet i copëtuar nga kafshët e egra.fshati xarre
Sipas banorëve të zonës, viktima nga Elbasani nuk kishte asnjë familjar në fshatin Xarrë dhe jetonte në bodrumin e xhamisë së Kllogerit.
Dëshmitarët kanë treguar jashtë kamerave se 51-vjeçari prej disa kohësh nuk punonte më si bari dhe muajt e fundit punonte ku të gjente me pagesa ditore.
Por sipas banorëve, viktima Andant Jaupi shumicën e kohës ishte në gjendje të dehur dhe të paratë që fitonte duke punuar i shpenzonte për alkool.
Gjatë kërkimeve për mbetjet kockore nga grupi hetimor, u gjetën edhe sende personale të viktimës, si veshmbathje, dhe batanije.
Trupi i 51-vjeçarit u gjet një ditë më parë në bodrumin e Xhamisë së Kllogjerit i ndarë në dy pjesë.
Sipas policisë, dyshohet se viktima ka humbur jetën për shkaqe natyrale dhe trupi i tij është copëtuar nga kafshët e egra.