Floriana Garo i përgjigjet Lindita Nikollës: Berisha ka ruajtur gjithmonë etikën në Parlament, një zë i ashpër ndaj grabitjes së pronës publike

0
102
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Zëdhënësja e komunikimit të Komisionit të Rithemelimit të PD, Floriana Garo ka reguar pas deklaratës së kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla në “DË”, e cila tha se Sali Berisha shpesh përdo gjuhë të vrazhdë në Kuvend. Me anë të një postimi në rrjetet sociale Garo thotë se Berisha ka ruajtur gjithmonë etikën në denoncimet e tij dhe se është një zë i lart dhe i ashpër ndaj shkeljeve që bëhen

Reagimi i plotë i Floriana Garo:

Reagim lidhur me deklaraten e Znj. Nikolla.

Ne pergjigje te vleresimit te gazetares se DË, e cila gjate nje interviste me kryetaren e Parlamentit shqiptar ngriti pyetje mbi sulmet me fjale te Z. Berisha ndaj Znj. Nikolla, ne respekt te punes se gazetareve dhe opinionit publik, sqarojme se:

  1. Berisha ka ruajtur gjithnje etiken ne denoncimet e vazhdueshme te shkeljeve te hapura te rregullores se Parlamentit nga Znj. Nikolla, per te mbrojtur Edi Ramen por Z. Berisha ka qene dhe do te vazhdoje te mbetet nje ze i forte ndaj abuzimeve te saj dhe pushtetareve te tjere ne cdo rrethane; nje ze i forte ne mbeshtetje te luftes kunder mega-aferave korruptive te qeverise dhe lidhjeve te saj me banda me te rrezikshme ne rajon te cilat sot po denoncohen nga drejtesia e vendeve te BE. Ai do jete pa medyshje nje ze i ashper ndaj grabitjes se prones publike, rritjes tejet te rrezikshme te borxhit publik dhe eksodit masiv te rinise nga vendi dhe rrenimit keshtu te te ardhmes se shqiptareve.

Sfidat e parlamentit shqiptar nuk vijne nga denoncimi i pakompromis i ketyre dukurive tashme te njohura publikisht dhe boterisht, por vijne nga bashkefajesia e kesaj maxhorance ne aktivitetet e mesiperme.

Zjarr Tv Ad